Zv.Drejtori i Byros Për Siguri Publike Arif Asani paralajmëron ndryshime në ministrinë e Punëve të Brendshme.
Asani për Pa Censurë ka deklaruar se në MPB do të ketë avansime të reja:”Duke u bazuar në profesionalizmin e çdo punonjësi policor nga pozita që aj ka shërbyer do të ngriten në detyrë” !
Ky është një lajm i mirë për të gjithë të punësuarit në MPB pasi ka vite që pozita e shqiptarëve në MPB përçmohet, ku shumica e stafit nuk janë avansuar!
Asani ngjashtu potencoi se është i hapur me çdo të punësur për t’i dhënë vendin e merituar në ministri duke u bazuar nga puna profesionale që aj ka shërbyer drejt avansimit ose ndryshimit!/ Pa Censure