Puna “patriotike” e Kryetarit të ngujuar në Leposaviç – u komenton bukurosheve në Facebook (Foto)


Kryetari i zgjedhur i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, i cili thuhet se është ngujuar qe disa ditë në ndërtesën komunale, ka treguar se me çka po merret aty.

Në zyrë, si duket, e vetmja punë të cilën ai është duke e bërë, është përcjellja e rrjeteve sociale, posaçërisht vajzave të bukura të vendit tonë.

Në këtë postim, ku shihet misi Mejreme Hajdaraj, kryetari i Leposaviçit i ka komentuar me një fotografi nga ndërtesa e komunës.

Respekt për bukuroshen” – ka shkruar para dy orësh Lulzim Hetemi në postimin në lidhje me misin.

Një gjë është e sigurtë. Hetemi vetëm për të komentuar dhe për të ndjekur në rrjete sociale misat nuk është zgjedhur.