Pulmologu kosovar Besim Morina tregon se sa kohë pas infeksionit vazhdon njeriu të jetë imun


Pulmologu Besim Morina thotë imuniteti i trupit të njeriut pas infeksionit me një virus e krijon një kujtesë, pra e njeh virusin e njëjtë edhe pas një kohe, dhe në këtë mënyrë mund të reagojë ndaj tij. Kjo sipas tij arrihet pasi pas infeksionit me virusin e caktuar krijohen antitrupa që janë të dedikuar vetëm për atë virus, si dhe krijohen edhe qeliza imune prej të cilave disa quhen qeliza memorike, pra që mbajnë në mend infeksionin.

Çështja e imunitetit e ka shoqëruar pandeminë e COVID-19 që në orët e para. Duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të infeksioneve në Europë, Amerikë dhe kontinente tjera, çështja e imunitetit është shumë e rëndësishme. Lidhur me atë se sa vazhdon të jetë imun një person pas infektimit me COVID-19, Gazeta Metro ka kontaktuar Pulmologun Besim Morina, i cili ka shpjeguar se si imuniteti i trupit e lufton një virus i cili njëherë ka qenë në trupin e njeriut.

“Imuniteti jonë pas infeksionit me një virus e krijon një kujtesë, pra e njeh virusin e njëjtë edhe pas një kohe, dhe në këtë mënyrë mund të reagojë ndaj tij. Kjo arrihet pasi pas infeksionit me virusin e caktuar krijohen antitrupa që janë të dedikuar vetëm për atë virus, si dhe krijohen edhe qeliza imune prej të cilave disa quhen qeliza memorike, pra që e mbajnë në mend infeksionin. Këto të fundit në momentin kur bijnë në kontakt me virusin e njëjtë reagojnë përnjëherë dhe prodhojnë antitrupa të rijnë kundër atij virusi”, ka thënë Morina.