Pulmologu i RMV-së që u vaksinua në Nish, ende në komë

Pulmologu nga Maqedonia e Veriut, i moshës 73-vjeçare, i cili pasi u vaksinua me AstraZeneca ra në komë, ende është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjendja është e pandryshueshme, kanë njoftuar nga Qendra Klinike Universitare.

Bëhet fjalë për babain e deputetit Vllatko Gjorçev, i cili ishte në Serbi që të pranojë vaksinën dhe përnjëherë i është përkeqësuar gjendja, pas çfarë menjëherë u reanimua dhe është dërguar në spitalin e Nishit.
Drejtori i Spitalit, Zoran Peshiq, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar, se përkeqësimi i gjendjes nuk është si rezultat i vaksinës.