Publikon pamje se si po rrënohen kazinot në Karaçevë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës. Përveç arre*stimeve që janë bërë, atje ka filluar edhe rrë*nimi i kazinove. Për këtë aksion të Policisë, ka reaguar edhe Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka publikuar pamje se si po rrë*nohen kazinot në këtë pjesë.
“Ora 03:00 e mesnatës. Komuna, në bashkërendim me institucionet e sigurisë, po vazhdon me rrë*nimin e të gjitha objekteve që kanë qenë të destinuara si kazino”, ka shkruar Kastrati.

Ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.
Sipas Prokurorisë së Gjilanit, aksioni është kryer nën dy*shimin për bi*xhoz të paligjshëm, tra*fikim me njerëz, tra*fikim me ar*më, tra*fikim me nar*kotikë, kont*rabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kri*minale.