Publikon fotografi nga Hungaria, Getinjo befason me rrëfimin: “Tri herë kam rënë në burgjet e këtij shteti”

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka bërë së fundmi një vizitë në shtetin e Hungarisë.
Ai ka shijuar një shëtitje të gjatë në qytetin e bukur të Budapestit, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij disa imazhe nga momentet e këndshme që po kalon atje.
https://www.instagram.com/p/CZfUNwvrrKF/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bee5b8d6-b097-4c66-a777-4bc497d9a5f3
E teksa ka publikuar një fotografi nga kryeqyteti hungarez, në mbishkrimin e saj, reperi nga Ferizaj dha disa detaje mjaft interesante nga e kaluara e tij.
Getinjo shkroi se ka qenë plot tri herë rastet kur ai ka përfunduar në burgjet e këtij shteti.
Kjo sipas shkrimit të reperit mendohet të ketë ndodhur në kohën kur shqiptarët tentonin kalim kufirin ilegalisht për të dalë në Evropë dhe Hungaria ka qenë një nga shtetet që ka shërbyer si ‘bypass’ në këtë qëllim.

“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar maltretimin, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tri herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.
Nuk dihet saktë se në cilën periudhë mund të ketë ndodhur ngjarja në fjalë në jetën e reperit, megjithatë sido që të jetë, ai duket i lumtur që tashmë gëzon dokumentacion të plotë të lëvizjes së lirë.
https://www.instagram.com/p/CZgw2CbL0qZ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=02871ba3-22a3-4561-b507-31b88a980d5d