Publikohet skandali, gjyqtari i Botërorit dhe zyrtari i FIFA-s duke marrë ryshfete


Një investigim dyvjeçar në futbollin afrikan ka zbuluar se në këtë kontinent gjithçka kontrollohet nga ryshfetet të cilat janë të zakonshme edhe në rangjet më të larta.

Në dokumentarin e BBC “Numri 12” i cili përmbledh me dhjetëra orë filmime me kamera të fshehta, janë treguar se si futbollistë, trajnerë, gjyqtarë dhe zyrtarët më të lartë të futbollit botëror marrin ryshfet rregullisht.

Mes pamjeve është edhe ajo vijërojtësit kenian, Aden Marua, i cili duhej të ishte pjesë e Botërorit 2018.

Ai shfaqet duke marrë një ryshfet prej 600 dollarësh para një ndeshje. Pas publikimit të një pjese të dokumentarit, FIFA bëri të ditur se vijërojtësi në fjalë ishte tërhequr për probleme personale nga aktiviteti.

Ndërkohë, vetë presidenti i Federatës Ganeze të Futbollit, Kyeshi Nantaki, filmohet duke marrë një ryshfet prej 65 mijë dollarësh të cilët i fut me shpejtësi në një qese plastike.

Nantaki është anëtari i Këshillit të FIFA-s, organit më të lartë që drejton organizatën që kontrollon futbollin botëror.