Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, biznesmeni Jordan Kamçev, ish-sekretari gjeneral i qeverisë Dragi Rashkovski, si dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, janë disa prej fytyrave më të njohura që për momentin qëndrojnë në bu*rg ose parabu*rgim. Janë aty sepse dyshohen ose janë gjykuar se e kanë dë*mtuar shtetin dhe buxhetin e tij, por në një mënyrë ose një tjetër, shteti vazhdon të harxhojë për ta.
Një e dhënë e publikuar tregon se në një vit shteti harxhon 18,2 milionë euro për burgjet dhe shtëpinë edukuese-përmirësuese. Në fakt pasuria e disa të lartpërmendurve është disa herë më e madhe se kjo shumë që harxhon shteti për bur*gjet në përgjithësi. Kujtojmë që vetëm Sasho Mijallkov ishte i gatshëm të japë 10,8 milionë euro garanci që të dalë nga parab*urgimi në “Shutkë”.
Në një përllogaritje të përgjithshme, një i bur*gosur në vit i kushton shtetit 9,500 euro, megjithatë, kushtet në bu*rgje mbeten sfida e sistemit ndëshkues-përmirësues. Edhe raporti i Komitetit për Parandalim të to*rturës për vitin 2020 e thekson këtë problem për bur*gjet e vendit si dhe nevojën për vendosjen e shërbimit profesional të bur8gjeve. Drejtori i drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Marjan Spasovski, jep shpresa për përmirësim të gjendjes.
“Jo vetëm për pjesën e profesionalizimit të policisë së bur*gut, por para së gjithash, vërejtjes kryesore janë në pjesën e mbrojtjes shëndetësore dhe kapacitetet akomoduese, për këtë qëllim, kah fundi i korrikut do të shpallet tender në pjesën e rikonstruimit të shtëpive ndëshkuese-korrektuese, ku do të ndërtojmë repart të mbyllur tërësisht të ri dhe objekti i vjetër aktual që është më i vjetri në Idrizovë do të rr8ënohet dhe do të ndërtohet i ri, repart i mbyllur në ndërtesën e parë, në të dytën do të ndërtohet lavanderi, kuzhinë dhe repart paraburgimi”, ka thënë drejtori Spasovski.
Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut theksojnë se kohëve të fundit janë notuar disa përparime në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, më së shumti në aspekt të përmirësimit të kushteve materiale, po megjithatë ka ende sfida dhe probleme.
“Veçanërisht në aspekt të kushteve materiale, mbrojtjes shëndetësore, arsimimit dhe risocializimit të të dë*nuarve. Në mënyrë shtesë, të dën*uarit shpesh paraqesin ankesa tek Komiteti i Helsinkit për përdorimin e forcës së tepruar nga zyrtarët në institucionet ndëshkuese-korrektuese – pjesëtarë të policisë së burgut, për çka është i nevojshëm përforcimi i efikasitetit dhe efikasitet i mekanizmave të jashtëm për ndjekje të të gjitha rasteve të torturës dhe sjelljes jonjerëzore”, kanë pohuar nga Komiteti i Helsinkit.
Të dhënat të cilat i ka siguruar Agjencia Mediatike tregojnë se nga gjithsej 18,2 milionë eurot që harxhohen në vit për burgjet, gjysma e këtyre mjeteve shkojnë për policinë dhe nëpunësit e burgut, ndërsa rreth 18% e mjeteve për përmirësim të kushteve në burgje. Në vitin 2020 në gjitha shtëpitë ndëshkuese-korrektuese të vendit ka pasur 1901 të burgosur, që kanë plotësuar 89% të kapaciteteve totale që ka vendi.