Publikohet paga mesatare për muajin korrik në Maqedoni


Neto-rroga mesatare në korrik të këtij viti ka qenë 27.231 denarë, ndërsa bruto-rroga ka qenë 40.640 denarë. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, në krahasim me korrikun e vitit 2019, neto rroga është më e madhe për 8,5 për qind, ndërsa bruto rroga për nëntë për qind.

“Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët: Arsim (12,7 për qind), Informata dhe komunikime (12,4) dhe Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12,3). Rritje e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Objekte për vendosje dhe veprimtari të servsit me ushqim (9,1 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (7,1) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave (6,6)”, njofton ESHS