Publikohet një video e re ku demaskohet keq emisioni Përputhen

Ditën e djeshme u zhvillua takimi i Princit me Jasminën, e që një pjesë nga takimi i tyre ishte zhvilluar në helikopter, e që më parë ish-konkurrentit, Eri, iu është mohuar një gjë e tillë për arsyeje se edhe një emision tjetër i dashurisë e ka bërë të njëjtin veprim.

Eri ishte përjashtuar nga programi pas një konflikti me Dorin, konkurrentin e ri që kishte hyrë, pasi kjo ishte përplasja e dytë e tij, pasi kohë më parë kishte edhe një konflikt me Fatjonin, me vendim të produksionit ai u largua.
Po ashtu, Eri kishte paralajmëruar se në rast se do të zhvillohej një takim me helikopter, ai do të publikonte disa video-incizime, ku tregohet arsyeja e anulimit të takimit të tij me Ledjanën më helikopter.

Dhe pasi mbrëmë u publikua takimi, ai përmes një video-live në rrjetin social “Instagram”, kishte treguar video-incizimin e tij me njërën nga gazetaret e këtij emisioni të dashurisë.
Gjithashtu, ai ka theksuar se çdo gjë në atë program është e planifikuar me skenarë, e një gjë të tillë ka kohë që konkurrentët e larguar e përmendin, ndër ta ishte edhe skandali i Teas me Beartin, ku vetë protagonistët treguan se ishin të detyruar për shkak të publikut.

Video-incizimin e plotë e ka publikuar edhe opinionisti, Meridian Ramcaj, i cili që disa ditë ka bërë një pyetësor në llogarinë e tij personale në “Instagram”, ku të gjitha pyetjet ishin për Erin.

https://video.gjirafa.com/a5fnbsv6he9oxsvayxdq-12-6a427cd96fe0fc4d267e6624a62851dd-video-240p-converted-mp4