Publikohet kontrata e konkurrentëve të “Për’puthen”

Pas skandalit të fotografive të Beartit me Tean, ku kjo e fundit kishte dalë javën e kaluar si çift me Andin. Ishte deklarata e Andit, që është bërë për shkak të kontratës që kanë nënshkruar në fillim të hyrjes së tyre dhe ka qenë i detyruar të dilte si çift me të.

Ndërsa, Bearti e konfirmoi lidhjen e tyre dhe kishte dalë duke e mbrojtur Tean e cila sipas tij nuk ka faj në këtë çështje dhe që lidhja e tyre është një dashuri e vërtetë.

Por, së fundmi në rrjete sociale qarkullon një foto e kontratës së konkurrentëve të “Për’puthen”, për të cilën Tea ditën e djeshme tha që nuk do të ishte gjë e keqe të publikohej.

Në një pjesë të kontratës shkruan që mospjesëmarrja në emision pa paralajmërim do të lejojë që produksioni të aplikojë panalitete deri në vlerën e 5000 euro, si pasojë e prishjes së imazhit të këtij emisioni. Në foton që qarkullon është vetëm neni 5 i kontratës.