Publikohet fotoja e portugezit qe vrau biznesmenin shqiptar në Shëngjin

A2 CNN ka siguruar foton e portugezit Ruben Saraiva, i cili dyshohet të jetë ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin.

Policia bëri të ditur këtë të mërkurë se Ruben Saraiva, 4 shtetas britanikë dhe shqiptari Edmond Haxhia, organizuan dhe ekzekutuan biznesmenin Nikulaj.

Kujtojmë se, gjashtë persona kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Policia ka shpallur në kërkim 4 britanikë, një shqiptar që ka porositur dhe financuar atentatin ku u ekzekutua 51-vjeçari dhe ekzekutorin portugez.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se vrasja e Ardian Nikulajt brenda lokalit të tij ‘Coral’ ka ndodhur për motive gjakmarrje.

Porositësi dhe financuesi i vrasjes, mësohet se ka qenë Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh.