Publikohet dokumenti: Steve Jobs i kishte dhuruar Kosovës 27 iMac në vitin 1999, për këtë e kishte falënderuar Clinton

Është publikuar një letër e vitit 1999 ku ‘Shtëpia e Bardhë’, në krye me presidentin Bill Clinton, e kanë falënderuar drejtorin e kompanisë Apple, Steve Job, për donacionin që ai ka bërë për Kosovën duke i dhuruar 27 kompjuter iMac.

Në vitin 1999, Apple kishte dhuruar 27 kompjuter iMac, të cilët ishin një fondacion për ta ndihmuar Kosovën, pas shkatërrimit që bëri lufta gjatë këtij viti.

Presidenti i atëhershëm i SHBA’së, Bill Clinton kishte qenë i përkushtuar tej mase për çështjen e Kosovës, ku edhe për fondacionin e Apple, Clinton e kishte falënderuar drejtorin e kompanisë Steve Jobs.

”Unë isha shumë i kënaqur kur mësova për dhurimin bujar të Apple Computer për popullin e Kosovës. 27 iMacs që keni dhënë do të ndihmojnë në pajisjen e shtatë vendeve në internet, duke nxitur mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim në krahinë. Fuqia më e madhe e vendeve tona është fryma e bashkësisë së njerëzve të saj, dhe përkushtimi juaj për t’u kujdesur për një tjetër është një pjesë e rëndësishme e traditës. Duke ndihmuar njerëzit e Kosovës të rindërtojnë jetën e tyre, ju jeni duke dhënë një shembull të fuqishëm të dhembshurisë dhe shërbimit për bizneset në të gjithë Amerikën. Unë ju falënderoj ju dhe bashkëpunëtorët tuaj për angazhimin tuaj të palëkundur për të përmirësuar komunitetin dhe për të dërguar falënderimet e mia më të mira”, shkruhet në letrën që Bill Clinton i kishte dërguar Steve Jobs me 3 nëntor 1999.

Më poshtë letra e plotë e Bill Clinton në gjuhën angleze.