Publikohet një përgjim i ri për Zaevin, ja çka flitet?

“Shampinjonët e Hotel Parkut” është audio bo*mba e publikuar, nga gazetari, Zoran Bozhinovski. Në më pak se 24 orë, është klikuar 46 mijë herë, dhe sipas Bozhinovskit, mund të dëgjohet biseda e Zoran Zaevit dhe Aleksandrit, djali i ish-agjentit të inteligjencës Zoran Verushevski. Takimi është zhvilluar në Strumicë pesë vjet më parë, derisa Zaevi ishte kryetar i komunës. Sipas audio regjistrimit, të dy diskutojnë se si të ndalojnë publikimin e bo*mbave për qeverinë e atëhershme të VMRO – DPMNE-së. Ata gjithashtu përmendin Sasho Mijalkovin, dhe një marrëveshje të mundshme. Ne pyetëm sot në partinë kryesore të opozitës se cili është qëndrimi i tyre për regjistrimin e publikuar.

Nga ajo që mund të dëgjoja shkurtimisht, nga bo*mba që doli sepse nuk e dëgjova tërësisht, përveç kriminaliteti i Zaevit, në sipërfaqe asgjë tjetër nuk mund të dalë dhe të dëgjohet. Lidhur me gjërat e tjera të paraqitura në atë bombë, lirisht pyeteni Zaevin që të shpjegojë për publikun në detaje – tha Dimce Arsovski, zëdhënës i VMRO – DPMNE.

Pyetëm në LSDM nëse ata mund të konfirmojnë vërtetësinë e bo*mbës, por edhe si janë marrëdhëniet aktuale të Zaevit me Verushevskin. Përgjigje nuk morëm. Por, kryeministri Zoran Zaev më 19 maj të vitit të kaluar, pak para zgjedhjeve, kur u publikua bisedë e ngjashme e incizuar, tha se Verushevski kishte incizuar kur kanë pasur takim në vitin 2016.
“Ne kemi raporte të mira. Secili me përgjegjësitë e veta. Unë jam mik me të gjithë dhe vërtetë ai vetë, ashtu ka vendosur dhe ashtu ka vepruar. Unë jam shumë i afërt me familjen e tij”, tha Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.
Nëse në atë kohë Zaev pohonte se nuk është në konflikt me familjen Verushevski, vetëm tre ditë pas kësaj, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, Verushevskin e ri e quajti patriot i Madh.