Publikohet “bombë” e re, bisedë mes Mickoskit me Kiçeec

Regjistrim i ri audio për liderin e VMRO- DPMNE, Hristijan Mickoski është publikuar në kanalin YouTube. Në bisedën e publikuar, Mickoski bisedon me Zoran Mileski – Kiçeec, i dënuar në “Reket”.

Mickoski ankohet se është fotografuar kur ka shkuar në një takim me biznesmenin Orce Kamçev. Mickoski dyshon se ai është fotografuar sepse biznesmeni ishte nën masa speciale hetimore. Në bisedë, ai thotë se nuk është fotografuar personalisht, por vetëm vetura me të cilën ka shkuar në takim. Takimi mes Kiçeec dhe Mickoski ishte vitin e kaluar para zgjedhjeve presidenciale, ndërsa një muaj më parë ishin publikuar edhe katër regjistrime nga i njëjti takim. Mickoski tashmë ka konfirmuar autenticitetin e bisedave dhe ka pohuar se ai është takuar me Kiçeec para se të hapej rasti “Reket”.