Publikohen të dhënat për Kovid në RMV

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.275 testime për coronavirus, ndërsa 281 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja shumica janë në Shkup (169).

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë me COVID-19, ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 285 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 304.326, prej të cilëve 293.171 janë shëruar, ndërsa 9.191 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (24 mars) është 1.964.