Publikohen shifrat Kovid

Nga 1.131 teste të bëra në 24 orët e fundit, janë regjistruar 381 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, 80 janë reinfeksione.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, ndërsa sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga “Termini Im”, në mënyrë shtesë janë evidentuar edhe katër persona të vdekur me datë vdekje nga 18 deri më 21 gusht.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 775 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 338.929, prej të cilëve janë shëruar 326.990, ndërsa kanë vdekur 9461.

Numri i rasteve aktive është 2478.