Publikohen shifrat ditore të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 8 raste të vdekjes të cilët ishin të prekur me Covid-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Ndërkohë që dje janë raportuar 9 të vdekur nga Covid-19.
Po ashtu IKSHPK bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 334 raste me Covid-19 nga 1621 mostra të testuara. Kurse të shëruar janë raportuar 81 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes,derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.