Publikohen shifrat ditore të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 728 raste të reja me COVID-19, infeksion që e shkakton koronavirusi. Rastet e reja – që përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve brenda një dite në Kosovë që prej fillimit të pandemisë – dalin pas testimit të 1.827 mostrave. IKSHPK-ja, po ashtu, njofton se edhe 12 pacientë me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Njoftimi i IKSHPK-së:

1827 TESTIME, 60 TË SHËRUAR DHE 728 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 728 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

E gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.221.