Publikohen shifrat ditore të inifektuarve me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes nga COVID-19.

Zemaj ka bërë të ditur se janë shëruar 53 persona me koronavirus, ndërkaq janë shënuar 49 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj në Facebook.