Publikohen shifrat ditore të inifektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të enjten (29 tetor) janë konfirmuar 284 të infektuar me koronavirusin e ri.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 1.058 mostrave të testuara.

Nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri brenda 24 orëve ka vdekur dhe një person. (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK).
Raste aktive aktualisht janë 2.869
Që nga mesi i muajit mars në Kosovë janë infektuar 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes ndërsa j 15.367 janë shëruar.