Publikohen shifrat ditore të inifektuarve me COVID-19 në Kosovë

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 124 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Zemaj përmes një postimi në Facebook, tregoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ky është postimi i plotë:
Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.

Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.
Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!

Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.