Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 246 raste me COVID-19 nga 3.031 teste dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të vdekur. Ai ka thënë se gjatë 24 orëve janë kryer 3.031 teste që është numri më i lartë i testimeve.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

Postimi i plotë:
Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës!
Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.
Respektoni rekomandimet anti Covid.
Bashkë ia dalim!