Të nderuar qytetarë,
Ulja e përqindjes së të infektuarve nga testet ditore në 10,8 %, dëshmon për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë.
Brenda 24 orëve, nga 2.291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 274 kanë fituar betejën me Covid 19.
Krahas menaxhimit të suksesshëm të Pandemisë, jemi gati edhe për vaksinimin me vaksinën Anti Covid, që do të ndodh shpejt. Na duhet kujdes i shtuar në mënyrë që situata epidemiologjike në vend mos të rëndohet para vaksinimit.
Po vazhdojmë të jemi më mirë se shumë vende të tjera në rajon, madje edhe më mirë se vendet që investojnë më shumë në shëndetësi dhe pretendojnë se kanë traditë dhe sistem më të avancuar shëndetësor. Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin teknik për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë.
Bashkë ia dalim!.