Publikohen pamjet nga ba*stisja e qe*live të Grupit të Kumanovës në Bu*rgun e Idrizovës

Para dy javësh më 20 Prill u hap lajmi se në Bu*rgun e Idrizovës ishte kryer një ak*sion, ba*stisje në qe*litë ku janë të vendosur pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.
Ak*sioni, për të cilin në media u njoftua se ka ndodhur qetë dhe pa ndonjë in*cident, është kryer me qëllim që të kontrollohet për prezencë të sendeve të palejuara në ambientet e bu*rgut.

Janë gjetur dhe ko*nfiskuar celularë dhe gjësende tjera, të cilat janë dërguar për ekspertizë.
Disa pamje nga ky ak*sion janë xhiruar nga dritarja e një qe*lie tjetër, ndërsa janë publikuar së fundmi në faqen e facebookut me emrin Pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Në këtë faqe shpesh shpërndahen materiale nga ky grup, ndërsa mbi videon në fjalë ka edhe një mesazh për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
“Avash se jemi të paar*matosur o Ali Ahmeti”, shkruan autori i kësaj videoje në rrjetin social facebook.
Videon nga momentet e ba*stisjes në qe*litë e Grupit të Kumanovës mund ta ndiqni më poshtë!