Publikohen pamjet e Maradonnës në shtrat me 16 vjeçaren që e akuzon atë se e mbylli në hotel dhe e drogoi me kokainë

Janë publikuar pamjet e Diego Maradonës në një shtrat me një vajzë 16-vjeçare e cila ka kohë që e ka akuzuar legjendën e futbollit se e ka mbyllur atë në një hotel, e ka droguar me kokainën dhe e ngacmoi duke e prekur te gjoksi i saj.

Mavys Alvarez, nga Kuba, shihet e pakëndshme në videot intime që janë realizuar në vitin 2000 në fillim të lidhjes së tyre të supozuar trevjeçare, shkruan DailyMail.

Maradona, i cili vdiq në moshën 60 vjeçare vitin e kaluar, mbajti kamerën në duar ndërsa dyshja ishte shtrirë në shtrat dhe në sfond dëgjoheshin komentatorët e futbollit.