Publikohen pamjet e Maradonnës në shtrat me 16-vjeçaren që e akuzon atë se e mbylli në hotel dhe e drogoi me kokainë

Janë publikuar pamjet e Diego Maradonës në një shtrat me një vajzë 16-vjeçare e cila ka kohë që e ka akuzuar legjendën e futbollit se e ka mbyllur atë në një hotel, e ka droguar me kokainën dhe e ngacmoi duke e prekur te gjoksi i saj.

Mavys Alvarez, nga Kuba, shihet e pakëndshme në videot intime që janë realizuar në vitin 2000 në fillim të lidhjes së tyre të supozuar trevjeçare.
Maradona, i cili vdiq në moshën 60 vjeçare vitin e kaluar, mbajti kamerën në duar ndërsa dyshja ishte shtrirë në shtrat dhe në sfond dëgjoheshin komentatorët e futbollit.
Videot e tjera, të marra nga gazeta spanjolle “Infobae”, tregojnë bashkëpunëtorët e Maradonës në dhomë.

Akuzat kanë nxitur një rast trafikimi njerëzor kundër rrethimit të ikonës së ndjerë dhe kanë hedhur një hije mbi trashëgiminë e futbollistit që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit ndonjëherë.
Alvarez, tani 37 vjeçe, kohët e fundit theu heshtjen e saj duke treguar se si adoleshente fluturoi për në Argjentinë nga Kuba pa lejen e prindërve të saj kur ishte vetëm 16 vjeçe. Maradona ishte 40 vjeç.

lli ishte në Kubë për një program rehabilitimi të drogës dhe dyshohet se u takua me adoleshenten në një vendpushim hoteli në Varadero pasi një nga bashkëpunëtorët e tij e bindi atë që të bashkohej me të.
Ajo tha: “Ai kaloi më shumë se një orë duke më bindur se ishte e rëndësishme të ndihmoja Diegon, se ai ishte një figurë me famë botërore, një mik i Kubës, dhe ai ishte në depresion”.

Maradona më pas e transferoi atë në një apartament në Havana para se ta prezantonte me drogë, ahengje dhe madje edhe udhëheqësin kuban Fidel Castro i cili e quajti atë një vajzë të bukur, thotë ajo.
Pretendimet kanë çuar në ngritjen e një ankese në Prokurorinë për Trafikimin dhe Shfrytëzimin e Personave në Argjentinë, dhe Zonja Alvarez është bashkuar si paditëse.