Publikohen pamje nga momentet e fundit të shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

Mediet greke kanë publikuar videon që tregon pamjet nga vendngjarja e atentatit mafioz në Athinë, vetëm pak minuta pas ekzekutimit të dy shqiptarëve.

Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç u vranë teksa ishin ulur në një lokal në qendër të Nea Zmirnit.

Në video duken momentet e fundit të 44-vjeçarit shqiptar, Armand Organja, i cili ndodhet i shtrirë në tokë, ndërsa është plagosur rëndë nga plumbat e agresorit.

44-vjeçari ndërroi jetë, pasi mbërriti në spitalin e Kryqit të Kuq në Greqi, ndërsa 41-vjeccari Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vend.

Gjatë ngjarjes, vajza 31-vjeçare e cila ishte ulur në një tavolinë aty pranë mbeti e plagosur në bark. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktimat kanë pasur precedentë të mëparshëm penal.

Duket se dy shqiptarë, kanë pasur llogari të hapura me “qarqet” e natës. Oficerët e Policisë së Sigurisë, kanë dal në këtë përfundim duke pasur si “guidë” kryesore videon e momentit të ekzekutimit, materialin primar që kanë mbledhur nga kamerat e dyqaneve të zonës përreth, si dhe dëshmitë e para të dëshmitarëve okularë.

Hetimet e tyre kthehen te “mafia shqiptare”, pasi profili i vrasësit, lëvizjet e shpejta dhe gjakftohtësia e tij, zbulojnë se bëhet fjalë për një përdorues me përvojë të pistoletës, i cili mund të ketë vrarë edhe më parë.

Të gjitha faktet të çojnë tek vrasësit me pagesë. Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend, i cili ishte i përfshirë në grupin e mafias. Ndërsa për 44-vjeçarin, rezulton se ai nuk është.

Megjithatë është ende e pa qartë nëse ai është i përfshirë në të njëjtin ring, apo është një humbje kolaterale, për faktin se ai ishte ulur në të njëjtën tavolinë.

Megjithatë, burime të sigurta nga Policia thonë se të dy të vdekurit janë të njohur të vjetër të policisë, pra bëhet e qartë se bëhet fjalë për një shlyerje llogarish.
https://youtu.be/uugQtEJKvnY