Publikohen pamje brenda burgut ku po mbahen ish-komandantët e UÇK-së


Pas arrestimit, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e tjerëve, ata më 5 nëntor u transferuan në Hagë me një aeroplan ushtarak. Pas disa paraqitjeve në kuadër të procesit gjyqësor të cilët akuzohen për krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë si dhe për 100 v rasje, ata aktualisht gjenden ne paraburgim, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” nga Haga.
Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit (DMU) e KSC siguron mirëqenien e të burgosurve në një mjedis të sigurt. Ky burg gjendet jashtë Hagës, në periferi, respektivisht në Haaglanden të Scheveningen
Haaglanden, është një burg unik në Holandë. Ky burg është i vetmi që ka një qendër kujdesi, ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë. Kjo mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikiatrik. Ose një kombinim i të dyjave. PI Haaglanden është e vendosur në Scheveningen dhe mund të strehojë rreth 200 të arrestuar. Përveç kësaj, të dyshuarit janë vendosur gjithashtu këtu para Tribunaleve Ndërkombëtare.

Thaçit nuk i mungon ajri i pastër, as peizazhi dhe bukuritë natyrore, as në Hagë.