Publikohen biseda tjera në mes Kamçevit dhe Boki 13


Biznesmeni Orce Kamçev ka marrë këshilla juridike nga Bojan Jovanovski. Pronari jo-formal i televizionit 1TV e ka këshilluar Kamçevin të jetë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë në rastin “Perandoria” të PSP-së. Në gjykimin për rastin “Zhvatja” ku u dëgjuan biseda audio mes Kamçevit dhe Boki 13, nuk u tregua kush është bashkëpunëtori i parë.

Boki 13 për Kamçevin;

“Ti të jesh bashkëpunëtor i dytë i drejtësisë pasi i parit do ta bëj këtë. Ai pret lejen tënde nga takimi jonë i sotëm. Për një pjesë të gjërave do të lirohesh nga dyshimet dhe akuzat, një apo dy gjëra do të pranosh”.

Boki 13 i propozon Kamçevit që t’i japë shtetit dëmshpërblim. Ai rastin “Perandori” e vlerëson si voluminoz dhe i përpunuar në mënyrë klasike nga ana e prokurores Lile Stefanova. Boki 13 u ka thënë Orce dhe Ana Kamçevës edhe se nëna dhe motra e tij do të përjashtohen nga akuza.

Boki 13 për Kamçevin;

“Kam një interes, të mos gënjehemi. Tjetër, të mos ju gënjejnë politikisht. Të mos jem më specifik por nëse duhet edhe do të jem. Mos beso, se nuk e di sa duan që politikisht ta mbrojnë dikë këtu. Ekziston një e vërtetë, tendenca për ty është kjo, opsioni i dytë është pranimi dhe zhdëmtimi. Dhe atij, dënimi nuk i shpëton. Sa i përket Ratkës dhe Tinës, ekzistojnë disa aspekte që duhet të shqyrtohen dhe të parat do të përjashtohen nga aktakuza”

Duke folur me Bokin, Kamçev shpreh zemërim ndaj prokurores në Perandori, Lile Stefanova. Nuk pajtohet me njoftimin e publikuar në media pas konferencës për shtyp në PSP.

Kamçev për Boki 13;

“Unë të garantoj se nuk ka kriminalitet. Dëshmitë e saja janë në Radovish por nuk dua që procedura të zgjasë, dua që ajo të përfundojë. Nuk ka as evazion fiskal, as nuk ka buxhet të shtetit”

Në bisedime është akorduar gjithashtu operacioni për ish-shefen e PSP-së, Katica Janeva. Mbrojtja kundërshtoi se incizimet nuk ishin të plota. Avokatët vlerësuan se Kamçev i kishte shkurtuar deri aty sa i është përshtatur atij, nuk ishte e qartë se kush po fliste, cila ishte data dhe ora. Në gjykatë u prezantuan edhe incizimet e La Veritas. Ai nuk i pranon këto dëshmi sepse ishin të paligjshme dhe se kishte një bisedë private. Ai e siguron Kamçevin se mund t’ia rregullojë punën për shfuqizim të arrestit shtëpiak, dhe se për pasaportën e tij mund të pritej për dhjetë ditë. I pandehuri në “Reket” foli edhe për shifra, “cigaret” është emri i koduar, me të cilat duhej të blihet prokurorja Stefanova. Në gjykatë u dëgjua edhe zëri i Janevës, kur i thotë Kamçevit “mos u shqetëso, gjithçka do të jetë në rregull”. Gjykimi për rastin “Zhvatja” vazhdon nesër.