PTHP njofton për ndërmarrjen e masave për rastin tr*agjik në Spitalin e Tetovës

Prokuroria Themelore Publike ka bërë të ditur se ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit tr*agjik në Spitalin Modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.

“Krahas masave që janë shqiptuar deri tani dhe urdhrat për ekspertizë, është dhënë urdhër në Ministrinë e Shëndetësisë për dorëzimin e dokumentacionit të plotë sa i përket ndërtimit të Spitalit Modular në Tetovë. Për këtë qëllim janë dërguar hetues nga PTHP Tetovë në ministri për të marrë dokumentacionin e plotë që do të jenë lëndë. Është dhënë urdhër deri te Spitali i Tetovës për dorëzimin e të dhënave në drejtim të asaj nëse Spitali i Tetovës ka përgatitur Elaborat për ruajtjen e kemikaleve dhe lëndëve dj*egëse si dhe gjeneratorë gjatë ndërprerjes së rrymës dhe po ashtu të dorëzohet plani i instalimit elektrik në spitalin modular”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.