PTHP: Kërkohet paraburgim për një person nga Shkupi që ndihmoi në arratisjen e vrasësit të Vanjës nga Serbia përmes Bullgarisë e më pas në Turqi

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh ndaj një 46 vjeçari nga Shkupi, nën dyshimin se ka kryer – Dhënie ndihme pas ka kryer vepër penale nga neni 365 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari e ka kryer veprën, buron nga provat e marra deri më tani nga Byroja për Siguri Publike, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të dorëzuar në SPB Shkup, ku thuhet se një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale, për të cilën tash ka fletēarrest ndërkombëtar ti, më 02.12.2023 është regjistruar në pikat kufitare në Republikën e Bullgarisë, me hyrje në Republikën e Bullgarisë në VK Kalotina dhe dalje nga Republika e Bullgarisë në VK Kapitan Andreevo (në drejtim të Republikës së Turqisë) .

-Të dy regjistrimet janë me automjet të markës Land Rover, me drejtues të dyshuarin. Personi është privuar nga liria dhe me të policët e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar kanë zhvilluar një bisedë informative.

– Në rastin konkret ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën nga rreziku i arratisjes, si dhe rrethana të veçanta që justifikojnë frikën se do të përsërisë krimin, duke pasur parasysh rrethanat e llojit dhe karakterit të veprës, thonë nga PTHP.