BËHET FJALË NJË PERSON JURIDIK DHE TRE FIZIK
Prokuroria publike ka konfirmuar se ka aktakuzë për rastin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Nga Prokuroria nuk kanë bërë të ditur detaje më të hollësishme se, për kë saktësisht bëhet fjalë dhe kush janë të dyshuarit, pasi thanë se ajo nuk mund të dihet në këtë fazë të procedurës.
“Është identifikuar përgjegjësi penale për lëndën dhe në rrjedh është vendimi i Prokurorisë së Lartë. Sapo të miratohet, opinioni menjëherë do të njoftohet për detajet” – thonë nga prokuroria publike.
Ndërkohë, prokurori Lubomir Joveski deklaroi se, kompleksiteti lëndës kërkon kohë dhe se këto ditë do të ngritët aktakuzë.
“Nuk mund të thuhet se kablloja është fajtore dhe se askush nuk do të përgjigjet. Është e njohur në opinion se prokuroria është duke zhvilluar procedurë për këtë rast. Duhet të kuptoni se bëhet fjalë për tragjedi shumë të madhe, për shumë jetë të humbura të qytetarëve tanë, se prokuroria ndërmerr shumë veprime. Janë dëgjuar më shumë se 40 dëshmitarë”, Lubomir Jovevski.
Më 8 shtator të vitit të kaluar, shpërtheu zjarr në spitalin modular të Tetovës, që përfshiu gjithë objektin. Si pasojë e këtij zjarri, humbën jetën 14 persona. Në hetime në lidhje me këtë rast gjatë të njëjtit muaj morën pjesë edhe ekspertë dhe hetues nga Policia Kriminalistike Federale nga Gjermania. Raporti i tyre prej shtatë faqeve në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë ka arritur më 14 janar.
Prokuroria në tetor të vitit 2021 njoftoi se sipas ekspertizës së MPB-së zjarri në spitalin modular ka qenë pasojë e kabllos vazhduese të ndezur, në të cilën ka qenë i kyçur defibrilatori – aparat për reanimacion, një karrikues telefoni dhe një pajisje tjetër.