PTHP formoi lëndë për ma*shtrim me shitje të banesave

Prokuroria Themelore Publike ka formuar lëndë për rastin e mas*htrimit të disa qytetarëve që kanë dhënë kapar për një banesë.

Agjenti për pronësi ka marrë kapar nga tre blerës të ndryshëm për të njëjtën banesë, me çka të tre janë dë*mtuar për gjithsej 11.000 euro. Sipas marrëveshjeve për kapar8, janë nënshkruar mes blerësve dhe agjentit, dukshëm është se për një banesë tre qytetarë kanë paguar kapar në vlera prej 5.500, 4.500 dhe 1.000 euro. Me kapar me nga 8.000 dhe 5.000 euro për një banesë të vetme, janë dë*mtuar edhe dy blerës tjerë, të cilët gjithashtu kanë dashur të blejnë banesë në vjeshtën e kaluar. Me 8.00 euro është dë*mtuar edhe një blerës i cili ka mësuar se është ma*shtruar në mars të këtij viti.

Nga Prokuroria thonë se ka arritur njoftim nga MPB.
“Është formuar lëndë, e cila është ndarë te prokurori kompetent i cili do të veprojë. Prokurori publik do t’i marrë në pyetje edhe të dë*mtuarit edhe të paraqiturin, a do të sigurojë edhe prova materiale për konstatimin e fakteve dhe kontrollin e gjetjeve”, thonë nga PTHP.
Lënda është formuar dy javë pas paraqitjes së rastit, në të cilin gjashtë qytetarë e ngarkojnë një agjent të patundshmërive për ma*shtrim sipas nenit 247 nga Kodi Pe*nal.

Përveç se janë ma*shtruar, dy prej blerësve kanë paguar edhe tatim për qarkullimin e patundshmërisë, për të njëjtën banesë në vlerë prej afërsisht 3.000 euro. Të paguajë tatim për të njëjtën banesë ka shkuar edhe i dë*mtuari i tretë, por ai në kohë ka marrë vesh për mashtrimin dhe menjëherë e ka tërhequr paraqitjen për konstatimin e tatimit.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se për shkak se rasti është në procedurë hetimore, të gjitha informatat shtesë janë të fshehta.