PTHP dhe MPB: Arratisja e Memetit ka qenë e planifikuar me policët

Njësiti për korrupsion në sektorin e hetimeve kriminalistike në Ministrinë e Brendshme i ka dorëzuar Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kallëzim penal kundër katër personave policë të burgut, komandant dhe mbikëqyrës, të punësuar të INP Idrizovë edhe atë: S.D. (50). T.A. (34), I.A. (49) dhe T.P. (47) për kryerjen e veprës penale “Lirim i kundërligjshëm i një personit të privuar nga liria”, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, ata më 12 janar 2023, në kundërshtim me ligjin, kanë liruar Bekim Memetin, i cili është i dënuar për veprën penale vrasje, i cili u është besuar që ta ruajnë dhe e kanë ndihmuar që të arratiset.

“Më 12.01.2023, rreth orës 22:50, i dënuari B.M, në mënyrë të planifikuar dhe me marrëveshje me policët e burgut dhe persona nga jashtë, është lënduar duke shkaktuar plagë në pëllëmbën e majtë, pas çka është dërguar në infermierinë e burgut, prej ku është dhënë rekomandim që B.M. të dërgohet në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” – qendra urgjente, me qëllim shërimi i lëndimit. Për ngjarjen ka qenë i njoftuar komandanti kujdestar i ndërrimit, S.D., i cili ka urdhëruar që të përgatitet urdhër për shoqërimin e të burgosurit nga INP Idrizovë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nga ana e policëve T.A., I.A., T.P. dhe I.H”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje thonë se, të dyshuarit me vetëdije dhe me qëllim i kanë mundësuar të burgosurit që të arratiset, e kanë ulur në rendin e mesëm të autmojetit zyrtare dhe jo në pjesën e posaçme të automjetit të paraparë për këtë, sipas procedurave standarde operative për shoqërim të të burgosurve.

“Veprat e theksuara të kundërligjshme janë kryer pasi automjeti zyrtar i burgut është ndesh dhe i është penguar lëvizja nga ana e automjetit tjetër “audi” dhe më pas personat zyrtar të autorizuar për shoqërim – policët e burgut nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me ndalimin e tyre të dhunshëm, ndërsa personi i burgosur pas ngjarjes ka hypur në autmojetin “audi” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, kanë bërë të ditur nga MPB.

Me detaje në lidhje me arratisjen e të burgosurit Bekim Memeti, ka dalë edhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

I burgosuri i cili ka qenë në “ndërrim” në infermierinë në burgun më të madh në vend i ka dhënë shërbim mjekësor Memetin. Meqë nuk ka pasur mjek, i burgosuri i ka dhënë rekomandim të burgosurit Memeti që të dërgohet në Qendrën Urgjente. Të punësuarit në burg, nuk kanë shfrytëzuar mundësinë që të veprojnë ndryshe.

“Nuk ka kërkuar intervenim mjekësor nga ndihma e shpejtë, që të konstatohet nëse lëndimet mund të sanohen në vend ngjarje”, thuhet në kumtesën e PTHP për NKOK.

Gjatë dërgimit të të burgosurit në Qendrën Klinike nuk është kërkuar asistencë nga MPB.

“Edhe pse procedurat thonë se, nëse i burgosuri duhet të trajtohet në institut shëndetësor, shërbimi i burgut duhet të kërkojë asistencë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe automjeti për shoqërimin e të burgosurit të shoqërohet nga patrulla policore, ata nuk kanë bërë atë që paraprakisht ka qenë rast kur i burgosuri i njëjtë është dërguar në institutin e caktuar shëndetësor”, thonë nga prokuroria.

Prokuroria ka kërkuar që për tre të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa për të dyshuarin e katërt t’i merret pasaporti. Propozimi i prokurorisë është pranua