PSP: Të gjitha dokumentet për lëndën “Perandoria” janë ruajtuar, nuk ka përmbytje por gyp të shpërthyer

Të gjitha dokumentet e lëndës “Perandoria” janë ruajtur, konfirmoi prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike Lile Stefanova, pas informatës së publikuar në disa media se një pjesë e dokumenteve të mbledhura si dëshmi për tre lëndë, janë përmbytur. Nga PSP thonë se nuk bëhet fjalë për përmbytje, por për spërkatje të një gypi nga ngrohja qendrore në hapësirat e bodrumit.
Nga PSP potencojnë se të gjitha dokumentet janë skanuar dhe ruhen edhe në formë elektronike, ndërsa pas kontrollit të tërësishëm të dokumentacionit në lidhje me lëndët “Treqind” dhe “Spiuni”, përderisa ka nevojë për ndonjë dokument, ato do të ri gjenerohen.

“E saktë është se për shkak të problemeve të instalimit të tërësishëm për ngrohje qendrore në objektin në të cilin është vendosur Prokuroria Speciale Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve, shpërtheu njëri nga gypat e atij sistemi, me ç’rast ishte shkatërruar një pjesë e dokumentacionit të disa lëndëve të cilat udhëhiqen nga ana e PSP-së, mes të cilave edhe “Perandoria”, “Treqind” dhe “Spiuni”. Megjithatë, duhet të merret parasysh se në këtë Prokurori Publike dokumentet skanohen, por përderisa konfirmohet se ka dokumente të cilat nuk janë vënë në formë elektronike, do të kërkohet rigjenerimi i tyre. Për momentin hulumtohen arsyet për defektin konkret dhe zbatohet procedurë e brendshme me qëllim që të përgatitet vlerësim dhe regjistrim i dëmit të tërësishëm. Ndryshe nga ana e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve janë siguruar si objekti ashtu edhe pajisja”, citojnë nga PSP. Përgjigjen e njëjtë, në formë të shkruar, potencojnë nga PSP, e kanë dhënë edhe në pyetjen e gazetarit për emisionin “360 shkallë” në TV Alsat.

Në rastin “Perandoria” penalisht ndiqen 13 persona, mes të cilëve edhe biznesmeni Jordan Kamçev, bashkëpunëtorët e tij Nenad Josifoviq dhe Cvetan Pandeleski, si dhe Sasho Mijalkov. Ata dyshohen për vepra penale të bëra shoqata te erreta, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime, mashtrim dhe larje parash dhe punë tjera nga vepra ndëshkuese në periudhën e vitit 2002 deri në vitin 2013.

Në lëndën “Treqind” që ka të bëjë me furnizimin e automjetit për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me dënim prej dy vitesh heqje lirie ishte dënuar ish ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski. Por Gjykata e Apelit e hoqi gjykimin e shkallës së parë, ndërsa rastin e ktheu në gjykim të sërishëm.

Në rastin “Spiuni” i cili është kthyer në gjykim të sërishëm, dyshohen 18 persona për shoqata te erreta, spiunim, shantazhim dhe mashtrim .