Psikoseksologia: Personi që tradhëtohet pëson traumë dhe një zi të vërtetë

Në emisionin “Rudina” është folur mbi tradhëtinë që ndodh rëndomë në çdo shoqëri. Përveç të ftuarëve në studio, Dasara Karaiska, Valer Kolnikaj dhe Monika Lubonja, në një lidhje direkte ka qenë edhe psikoseksologia Besarta Taçi e cila ka treguar se çfarë ndodh me një person kur e kupton që është tradhëtuar nga partneri.

“Personi që pëson një tradhëti, pëson një traum, një zi të vërtetë. Pra ajo humbja e besimit, humbja e asaj figurës së partnerit apo partneres me të cilin ke një pakt jo shpesh eksplicit pra të heshtur, do të thotë një ekskluzivitet në marrëdhënie. Çifti është i përbërë nga dy individë, në momentin që ndodh një tradhëti, individi pëson traum. Flitet për një simptomë e stresit postramautik nga tradhëtia.

Personi që pëson këtë situatë i duhet kohë, është një proces siç është zija kur ne humbim dikë dhe kalojnë në fazat e depresionit, fazat e inatit, të shpërthimit, probleme me gjumin, probleme me ushqimin dhe kjo është një proces. Jo të gjithë personat arrijnë të elaborojnë këtë proces, jo të gjithë personat falin, kjo është një çështje shumë individuale”, është shprehur psikoseksologia.