Psikologët: Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur se paratë

Psikologët kanë dëshmuar se ndjenjat tona të lumturisë janë në rritje kur blejmë diçka që duam, apo edhe kur udhëtojmë.

Sidoqoftë, ndjenja e kënaqësisë teksa marrim diçka të re, zhduket, kurse ndjenja e aventurës së udhëtimit prodhon hormone lumturie të cilat zgjasin për kohë të gjatë, transmeton Ekonomia Online.

Ne mund të lodhemi nga një pajisje e re ose të qëndruarit në makinë, mirëpo çdo kujtim i një aventure të kaluar është burim i një lumturie të vërtetë.

Lumturi e cila zgjat një jetë të tërë.