Psikiatri i mirënjohur gostivaras Dr.Imran Memedi merr titullin doktor i shkencave të mjeksisë në drejtimin e neuroshkencave

Në fakultetin e shkencave mjeksore të universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, specialisti i psikiatrisë Dr. Imran Memedi, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, ku trajtoi temën “Funksionaliteti kognitiv dhe kualiteti i jetesës të pacientit me skizofreni”.

Anëtarët e komisionit në përbërje Lençe Millosheva mentore interne, prof. dr. Kneginja Richter mentore eksterne, prof. dr. Sasho Stojçev kryetar komisioni, prof. dr. Gordana Stankovska dhe prof. dr. Valentina Velkovska Nakova e vlerësuan lartë punën shkencore dhe hulumtuese të kandidatit Dr. Imran Memedi.

Ndryshe, Dr. Imran Memedi është i lindur më 01.08.1972 në fshatin Çajlë të Gostivarit. Ka punuar si psikiatër në Spitalin Psikiatrik në Shkup. Prej vitit 2017 punon në Spitalin Klinik në Tetovë.