Paris Saint-Germaini raportohet se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, Kylian Mbappe.
Në majin e vitit të kaluar, ylli francez vazhdoi kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2025. Në marrëveshje ekziston edhe opsionin për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një sezon më shumë, transmeton Gazeta Express.
Sipas “L’Equipe”, as PSG dhe as Mbappe nuk janë në nxitim për të aktivizuar këtë opsion për një vit shtesë.
Por, pavarësisht rinovimit, sulmuesi vazhdon të jetë i lidhur me një largim të mundshëm nga “Parc des Princes”.
Ndërkohë, sipas mediumit francez, Paris Saint-Germaini nuk po e shqyrton mundësinë e një shitjeje të 24-vjeçarit në afatin kalimtar të verës, edhe nëse ai do të bënte një kërkesë për t’u larguar.
“L’Equipe” shton se parisienët janë gati të veprojnë njësoj si në vitin 2021, kur refuzuan Real Madridin.
Bordi i PSG-së thuhet se i konsideron të pamundura bisedimet ose negociatat për largimin e Mbappes, pavarësisht nga çmimi eventual i ndonjë oferte