Pse zv.ministri shqiptar diskriminohet nga ministri i shëndetësisë Filipce?!


Zëvendësmini­­­stri i Shëndetësisë, Asim Musa nga Struga, si duket diskriminohet nga ministri i Shëndetësisë nga rradhët e LSDM-së, Venko Filipce.

Në uebfaqen e e kësaj ministie Asim Musa në versionin në gjuhën shqipe nuk shihet të figurojë emri i tij, madje të gjitha informatat në gjuhën shqipe për të informuar popullatën janë gjysmake dhe nuk rifreskohen edhe pse në këtë ministri përqindja e shqiptarëve të punësuar është mbi 15 përqind.

Në vend të pozitës si “Zëvendësministër” në uebfaqe del një status i ri me emrin “ZAVENDËS MINISTRI” që askund në rregullat gramatikore të gjuhës shqipe nuk mund të gjendet një emërim i këtillë.