Kur para dhjetë viteve qytetin indonezian BandaAceh e kaploi një cunam i madh , strukturat e vetme që i shpëtuan atij ishin xhamitë. Për qindra njerëz që gjetën shpëtimin në muret e xhamive, roli shpëtimtarë i tyre për ato mbetet i paharruar dhe për shumicën një përvojë e tillë ua ka forcuar besimin dhe bindjen në Zotin.
Ekspertët arkitektonik thonë se xhamitë në BandaAceh i kanë mbijetuar cunamit të madh sepse kanë qenë të ndërtuara në mënyrë solide dhe kanë pasur themele shumë të forta në krahasim me ndërtesat tjera të cilat janë të ndërtuara nga një material me cilësi të dobët.
Megjithatë, shumë prej atyre që i mbijetuan cunamit besojnë se xhamit mbijetuan me intervenim hyjnorë.
“Kjo është për shkak se xhamitë janë shtëpitë e Allahut, Krijuesit të atij cunami. Ato janë të mbrojtura”, tha Ahmed Junaidi, një i mbijetuar i cili ishte strehuar në xhaminë e madhe Baiturrahman – xhamia kryesore e qytetit.
Kjo xhami e cila është ndërtuar në vitin 1881 mbeti e paprekur nga cunami i vitit 2004 i cili morri jetën e më shumë se 230.000 njerëzve.
Si një 18 vjeçar, Reza Nasir për t’u mbrojtur nga katastrofa e cunamit u strehua duke u ngjitur në njërën nga kupolat e zeza të xhamisë së madhe. Nga ky vend e pa se si oqeani e merr qytetin duke lënë qindra trupa të pajetë në oborrin e xhamisë. Ai asnjëherë nuk ka parë aq trupa të pajetë. Ky ishte momenti kur Reza filloi të fal pesë kohët e namazit.
Shumë banorë të Acehit, krahinës më të populluar me muslimanë në Indonezi, katastrofën e kuptuan si mungesë e përkushtimit ndaj Zotit.
Në fakt, cunami banorët e këtij qyteti i ka bërë më të devotshëm, thotë Faisal Ali, një imam i njohur. “Cunami inkurajoi njerëzit të ripërtërinë përkushtimin ndaj fesë së tyre”, tha Ali
Me shtimin e përkushtimit fetar, Aceh, një rajon në veri të Sumatrës u bë i vetmi rajon ku punohet sipas sheriatit – Kjo ishte një marrëveshje me qeverinë për të ndaluar luftën afatgjate separatiste.
Mirza Irwansyah, një ekspert arkitektonik nga universiteti Syiah Kuala në Banda Aceh, tha se së paku 27 xhami të qytetit i kanë mbijetuar cunamit. Irwansyah mendon se xhamitë kanë pasur themele të forta dhe janë ndërtuar me material të cilësisë së fortë.
Në shumicën e rasteve xhamitë dhe kishat janë ndërtuar nga ana e organizatave humanitare dhe kështu shanset për mashtrim janë më të pakta.
Reza Nasir i cili e ndoqi cunamin nga kulmi i xhamisë së madhe, tanimë çdo ditë në mëngjes del dhe u bashkëngjitet dhjetëra njerëzve për të falur namazin e sabahut me xhematë.
“Ndjehem sikur e fitova një rast tjetër në jetë pasi që i mbijetova cunamit”, tha Reza Nasir.
“Burimi: Associated Press