Pse u konvertua nga musliman, në të krishterë: Lexoni 6 fakte për Konicën

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare.
Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.
Kemi përzgjedhur disa fakte interesante rreth tij, që ndoshta nuk i keni ditur:

1.Kishte lidhje gjaku me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar, megjithatë kishte lidhje nga e ëma;
2.Ka qenë musliman, por në vitin 1895 u konvertua në të krishterë dhe mori emrin Faik Domenik Konica, por në shkrimet e tij kurrë nuk e ka përodorur emrin Domenik;
3. Në vitin 1926 Ahmet Zogu e emëroi Konicën ministër fuqiplotë në SHBA, post që e ushtroi deri në vitin 1939, kur Italia e pushtoi Shqipërinë;

4.Konica ishte një pianist i shkëlqyer;
5. Ai vd*iq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashingto, dhe për 50 vjet nuk u lejua t’i sillen eshtrat në atdhe, për shkak të regjmit komunist;
6. Faik Konica jo rrallë herë është quajtur “njeriu që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare”, “shkrimtarit reaksionar”, e shumë epitete tjera, nga edhe vetë shkrimtarë shqiptar.

Testamenti i Konicës, që la pas vd*ekjes në Uashington
“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”.