Pse u dënua mërgimtari me 2100 euro në kufirin kroat

Mediat shqiptare raportojnë se një mërgimtar derisa po kthehej nga Kosova në Itali, në kufirin kroat është dënuar me 2100 euro gjobë, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, denimi erdhi pasi ai me vete kishte rreth 50 kg mish të thatë dhe nuk i është lejuar të kalonte kufirin pa paguar.

Për Gazetën Insajderi, ai ka dhënë një mesazh për mërgimtarët e tjerë që të mos e bëjnë këtë “gabim”.

“Përshendetje, jam një mërgimtar që jetoj në Itali, kam qenë në Kosovë e sa u ktheva në kufirin e Kroacisë, dogana kroate më dënoi me 2100 euro për 50 kg mish të terun. Ju kisha lut të tjerët se mos të marrin mish, se e kanë fatin tem edhe të tjerët”, tha thënë ky mërgimtar.