Qeveria anuloi sërish një sërë vendimesh të Ministrit teknik të brendshëm Naqe Çulev.
Bëhet fjalë për 3 vendime dhe 2 urdhra që Çulev i ka dhënë gjatë këtij muaji. Nga qeveria nuk zbardhin arsyet për anulimin e vendimeve.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria anulon vendimet e ministrit teknik të brendshëm.
Pak kohë më parë ekzekutivi anuloi 89 vendime që kishin të bëjnë me emërime në sektorë të ndryshëm të MPB-së.
Një nga vendimet e Çulevit ishte dhe shkarkimi i kryeshefit të SPB në Tetovë, Amir Dalipi i cili përsëri rikthehet në pozitën të cilën e kishte më parë.