“Pse të mëdhenjtë bëjnë luftë? Mami m’u përgjigj se jam mjaft i vogël, për t’i kuptuar gjërat e të rriturve”


Në këtë artikull ju sjellim mendimet e një djali ukrainas, vetëm 8 vjeçar, lidhur me luftën Rusi – Ukrainë. Janë padyshim mendime prekëse dhe reflektuese për secilin nga ne, të cilët mbajmë shpresat që lufta të përfundojë sa më parë dhe çdo gjët’i kthehet normalitetit.

“Mami im thotë se jam ende shumë i vogël për t’i kuptuar arsyet e të rriturve. Jam 8 vjeç dhe quhem Andriy. Emri im do të thotë“guximtar”, por unë e shoh frikën në fytyrën e mamit tim. Edhe unë kam frikë. Prej ditësh nuk ekziston më nata. Drita të forta e ndricojnë qiellin dhe pas tyre, ndodhin shpërthime aq të forta, saqë nuk mjafton mbyllja e veshëve me duar për të mos i dëgjuar. Çdo e shtënë me armë më mërzit, më tepër sepse nuk mundem ta ndal dot.

I kam premtuar babit se do të tregohem guximtar, se do ta mbroj vëllanë më të vogël dhe do të kujdesem për mamin. Babi shkoi të mbronte atdheun, kështu që tani jam unë burri i shtëpisë. Këtësituatë e quajnë luftë dhe thuhet që luftën e bëjnë të rriturit.Shtëpia ime nuk ekziston më. Nga qielli bien pluhuri dhe gurët.Por mua më pëlqen qielli i kaltër. Kur bien sirenat, të gjithëvrapojmë të fshihemi poshtë tokës.

Mua më ka pëlqyer përherë të fshihesha prapa pemëve, por tani nuk ka më pemë. Dje pashë Artemin të vdiste. Ishte një vjeç mëi vogël se unë. Donte të bëhej futbollist i njohur në të ardhmen.Luanim gjithmonë bashkë. Qava shumë, kur mora vesh se ai vdiq. Pyeta mamin se pse të mëdhenjtë bëjnë luftë. Ajo m’u përgjigj si përherë, se jam mjaft i vogël për t’i kuptuar gjërat e tërriturve. Ndoshta ka të drejtë, por nuk jam i sigurtë nëse kur tërritem, do të arrij t’i kuptoj vërtet këto zgjedhje të të rriturve”. – Rita Armezzani