Është lajm i vjetër për këdo që dashnoret janë dukuri e lashtë dhe e shpeshtë, por pyetja që lind këtu është, përse ato pranojnë të jenë në këtë rol edhe pse e dinë se nuk kanë të ardhme me të tillë partnerë.Në shumë raste, femrat që bëhen dashnore të burrave, fillimisht nuk e dinë që ata janë të martuar, por shumë prej tyre edhe më pas vijojnë të mbajnë të njëjtin rol.
Disa nga arsyet janë:1.Frika nga obligimet. Disa femra i druhen përgjegjësisë dhe nuk dëshirojnë kurrfarë shtrëngimi që të detyrohen të bëjnë gruan shtëpiake. Për këtë shkak shpeshherë ato vendosin të futen në lidhje joserioze me meshkuj të martuar. Ndoshta pas këtij personi, femrat fshehin edhe lëndimet që kanë pësuar nga një lidhje e mëparshme. Pra, kjo i nxit të priren më tepër tek roli i dashnoreve.
2.Shumë dashnore e dinë se mashkulli që kanë për dashnor e ku shpesh edhe e dashurojnë, rrallë ose kurrë nuk do të dalë me të, por gatishmërinë e kanë gjithë kohës. Edhe pse e dinë se mund të takohen me dashnorin çdo ditë jave, por kurrsesi në fundjavë.
3.Në ka diçka që shumë femra e kanë me merak, është pamja e jashtme. Kujdesen shumë, por ka dhe shpenzime. E që ti kesh këto para duhet gjetur një zgjidhje. Disa u bien shkurt, zënë dashnore. Dhe kanë si benefit, plot të mira materiale që u vijnë nga roli i dashnores.
4.Kur je thjesht dashnorja e dikujt, në të shumtën e herëve ai nuk të kërkon dot llogari, madje as edhe nëse të shkrepet për një mashkull tjetër. Njësoj si meshkujt, apo jo?!