Pse shqiptarët vozisin vetëm Mercedes-Benz? (VIDEO)

Vetura gjermane, Mercedes Benz është një ndër më të preferuarat për njerëzit që shfrytëzojnë shërbimet e automjeteve. Shqiptarët njihen si adhurues të mëdhenj të kësaj veture dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore. Mediumi gjerman, Deutsche Welle ka realizuar një reportazh rreth ‘dashurisë’ së shqiptarëve për të vozitur Mercedes.

Nëpërmjet një videoje 14-minutëshe, gazetari Lennart Behnke arriti ta “zbulonte” arsyen pse kjo lloj veture, gjendet me shumicë. Në Shqipëri janë të regjistruar përafërsisht 740 mijë automjete, derisa 212 mijë prej tyre janë Mercedes-Benzes, sipas Arben Prognit nga Departamentit i Regjistrimit të Automjeteve në Shqipëri.

“Mercedesi i përshtatet shumë mirë rrugëve në Shqipëri. Është i përshtatshëm si për rrugët off-road dhe ato të asfaltuara. Mercedesi është kompakt për të gjitha kategoritë e rrugëve në Shqipëri”, tha Elmaz Pepa pronari i kompanisë së makinave me qira. /Telegrafi/