Pse shkoi Kosnett në zyre të Albin Kurtit – flet zëdhënësi i Qeverisë


Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë në largim ka treguar për takimin që e ka zhvilluar sot Kryeministri në largim, Albin Kurti me ambasadorin e Amerikës, Philip Kosnett.

Sipas Kryeziut, ky takim ka qenë një takim i rregullt.

“Ka qenë një takim i rregullt i pune, në kuadër të takimeve të çdojavshme”, ka thënë Kryeziu, për Ekonomia Online.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me aplikimin e vizave.

Në njoftim thuhet se Departamenti i Shtetit ka shtyrë hapjen e kontrollit të statusit hyrës për aplikantët e vizave nga 5 maji deri më 6 qershor 2020.

“Hapja e vonuar nuk do të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të para-përpunuar dhe planifikuar intervistat e vitit 2021, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020”.