Pse Presidenti Thaçi mori me vete liderin e AKR’së në Stamboll te Erdogani?

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Turqi bashkë me liderin e AKR’së, Behgjet Pacollin, i cili është edhe deputet i Parlamentit të Kosovës. Nuk dihet pse Pacolli ka udhëtuar për në Stamboll bashke me miliarderin kosovar. Hashim Thaçi ka realizuar një udhëtim jo të zakonshëm këtë vikend. Ka shkuar në Stamboll bashkë me liderin e AKR’së, Behgjet Pacollin në rezidencën presidenciale turke.

Por, pse ka shkuar Pacolli në Turqi bashkë me Presidentin? Përgjigje nuk kanë dhënë as në Presidencë dhe as në AKR.
Nuk ka folur as Pacolli për këtë udhëtim pavarësisht se Express ka provuar të marrë një version të tij se pse ka shkuar në Stamboll me Presidentin Thaçi. Udhëtimi i Shefit të Shtetit në Turqi po ndodh pak ditë pasi Kosova vendosi të hapë ambasadën në Jerusalem për çka Turqia kishte lëshuar një reagim duke kundërshtuar një hap të tillë të Kosovës.

Raportet Kosovë-Turqi ishin përmirësuar kur Presidenti Thaçi realizoi një kërkesë të Erdoganit për t’i deportuar gjashtë përkrahës të Gulenit për në Turqi. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në maj të vitit 2018. Ndërkohë, të njëjtit janë dënuar me 65 vjet burgim pse kanë përkrahur Fetullah Gulen. Në kohën kur ishin deportuar gjashtë turqit nga Kosova në krye të diplomacisë kishte qenë Behgjet Pacolli.